17 Tetor 2019

Kosovarët hyjnë në minus për një javë pushime në deti

Prishtinë, 24 korrik - Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë, vitin e kaluar 2.1 milionë kosovarë e kanë vizituar Shqipërinë.

Agron Demi, nga Instituti GAP shprehet se duke marr parasysh që zyrtarisht Kosova i ka vetëm 1.8 milionë banorë, atëherë i bie se një numër i madh i kosovarëve vizitojnë Shqipërinë më shumë se një herë gjatë vitit.

Ndryshe, qëndrimi mesatar i turistëve në Shqipëri është 6.3 ditë. Të ardhurat nga turizmi në Shqipëri vitin e kaluar ishin 1,5 miliardë euro. Sipas, Demit nëse ata dy milionë pushues kosovarë, kanë shpenzuar së paku 10 euro në ditë dhe kanë qëndru mesatarisht 6 ditë në pushime, atëherë i bie që kosovarët brenda vitit shpenzojnë minimum 132 milionë euro në Shqipëri.

\"Në anën tjetër, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare, më 2016 mbi 70% e kosovarëve kanë deklaruar se nuk mund ta përballojnë një pushim një javorë jashtë shtëpisë. Atëherë prej nga vie ky financim i pushimeve?\", shpreh dilemën Demi, duke shtuar se një pjesë vjen nga diaspora, pastaj edhe nga kreditë për pushime.

\"Sipas Bankës Botërore, në Kosovë ka më shumë kredit kartela në qarkullim se sa debit kartela. Çka do të thotë se shumë familje kosovare hyjnë në minus për një javë pushime në deti\", ka thënë Demi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)