07 Prill 2020

Kosova prezanton ofertën turistike në ekspozitën ndërkombëtare EMITT 2020

Stamboll, 4 shkurt - Potenciali turistik i Kosovës u promovua për katër ditë me radhë në ekspozitën e përvitshme ndërkombëtare EMITT që mbahet në Stamboll të Turqisë.

Oferta turistike e Kosovës u prezantua para mijëra profesionistëve të industrisë së turizmit dhe vizitorëve të interesuar të ekspozitës Ndërkombëtare të Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor (EMITT).

Bizneset që prezantuan ofertat e tyre individuale, por edhe Kosovën si destinacion ishin: Fibula, Fluturime (Gears Up Solutions), Outdoor Kosova, Max Travel, Seraphine Plaza, Hotel Sharri, Four Season, Bushati Old House, City Hotel, Kamp Karagaq, Hotel Dukagjini dhe Drejtoria e Turizmit e Prizreni.

“Këto biznese dhanë një kontribut të madh në ekspozitë dhe pritet të ndjehet së shpejti efekti pozitiv i rritjes së kërkesës së vizitorëve të huaj për të ardhur në Kosovë gjatë vitit 2020,” u shpreh Baki Hoti nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës.

Sipas tij, “Pjesëmarrja në këtë panair pati rëndësi të veçantë dhe strategjike me qëllim të promovimit të Kosovës si destinacion dhe zhvillimit të turizmit në vend”.

Në kuadër të shumë takimeve dhe bisedave që bizneset e Kosovës patën me homologë ndërkombëtarë u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit mes agjencive turistike nga Kosovë dhe atyre nga vende të ndryshme të botës.

Agjencitë e huaja shfaqën interesim edhe për koordinimin dhe përpilimin e paketave të përbashkëta ku Kosova promovohet si destinacion turistik.

Shtandin e Kosovës e vizituan ndër të tjerë edhe Konsulli i Kosovës në Stamboll Z. Podvorica, Kryetari i Komunës së Stambollit Z. Ekrem Imamoglu dhe media televizive.
 
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ekspozitë ndërkombëtare u mbështet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. Pjesëmarrja u koordinua nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)