29 Mars 2024

Kosova po merr pjesë në panairin e turizmit në Stamboll

Stamboll, 12 shkurt - Në Stamboll të Turqisë, zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Januz Kastrati, me bashkëpunëtorë, po merr pjesë në panairi ndërkombëtar të turizmit \"EMITT 2010\", që mbahet prej 11-14 shkurt 2010.

Në këtë panair po marrin pjesë përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, si dhe shumë agjenci turistike, me qëllim të joshjes së turistëve përmes prezantimit të resurseve turistike të vendeve të tyre.

Zëvendësministri, Januz Kastrati është i shoqëruar edhe nga komuniteti i biznesit, të cilët po prezantojnë ofertat turistike për Kosovën, dhe se stenda kosovare ka zgjuar interesim të madh tek të pranishmit për industrinë turistike të Kosovës.

Njëherësh përmes prezantimeve të ofertave turistike kosovare po bëhet edhe promovimi i Kosovës si shteti më i ri në botë.

Është viti i dytë, që MTI-ja po organizon edhe pjesëmarrjen e  komunitetit të biznesit në panairet ndërkombëtare të turizmit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)