20 Shtator 2019

Kosova në Antalya promovon politikat e reja fiskale për investime

Antalya, 18 janar - Një delegacion i AKB-së  i kryesuar nga Kryetari  i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini   në kuadër të Javëve të Biznesit Koosvar po marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar Anfaş Foods Products: Produkte ushqimore & Pajisje hotelerisë dhe restoranteve për të vizituar një nga platformat më të rëndësishme të sektorit të Ushqimit për produkte: Mishit, qumështit, pastiçerie dhe produkteve të ujit, Ushqim i shpejt -Frozen Food, Vajit,Produkte Natyrore, Ushqim të paketuar Paisje,pije alkoolike dhe jo alkoolike dhe pajisje hoteliere,shërbime,tekstil hotelit,dekorimi,mobile,veshja personale dhe teknologjia e kompjuterëve në Antali-Turqi.

Ky Panair ka filluar  nga data 17-20 Janar 2018 në Antali ku po marrin pjesë më shum se 300 kompani nga sektorë të ndryshëm e vetëm nga Kosova më shum se 30 kompani të cilat po tentojn të gjejnë rrugë te reja komunikimi dhe bashkëpunimi në të mirë të avansimit të teknologjisë prodhuese si dhe rritjes së eksportit drejt Turqisë si një fuqi e madhe ekonomike.

Vlen të theksohet se disa kompani kosovare pjesëmarrëse në këtë panair janë para nënshkrimit të disa marrëveshjeve bilaterale me partnerët turq.

Ndërsa disa kompani nga Turqia kanë shpreh gadishmërin ta vzitojn Kosovën me interes për të parë mundësit për investime të reja.

Delegacioni i Kosovës kësaj radhe po promovon më shumë edhe legjislacionin e ri kosovar për investime i cili ka hy në fuqi nga 1 janari 2018, e në theks të veçant  Ligji për Investime Strategjike e që Kosova i mundëson investitorëve të huaj që të kenë lidhje direkte me Qeverinë e Kosovës pa ndërmjetsues që kjo promovon edhe siguri e seriozitet nga ana e Institucioneve te Kosoves për investime të reja që Koosva i mirëpret.

Pjesëmarrja e AKB-se dhe bizneseve të Kosovës në këtë panair tashmë është bërë traditë shum vjeçare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)