25 Shkurt 2020

Kosova merr pjesë në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe transport

Stamboll, 31 janar - Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës (SHTAK) ka bërë të ditur së Kosova po merr pjesë në panairin ndërkombëtar për turizëm dhe transport EMITT i cili po mbahet në Stamboll të Turqisë nga 31 janar deri më 03 shkurt.

Në këtë panair marrin pjesë 4850 përfaqësues që veprojnë në këta sektorë të ardhur nga 74 vende pjesëmarrëse.

Pjesëmarrja në këtë panair sipas SHTAK është një mundësi shumë e mire  për bizneset pjesëmarrëse nga Kosova që të krijojnë marrëdhënie të reja dhe të ti ofrojnë shërbimet e tyre të interesuarve për bashkëpunim në fushën e turizmit si dhe për sjelljen e më shumë turistëve në Kosovë.

Organizimi bëhet nga Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës, e mbështetur nga organizata Zvicerane Swisscontact, projekti PPSE, si dhe nga komuniteti i biznesit të Kosovës që do të jetë pjesëmarrës në këtë panair.

Në këtë panair po marin pjes edhe Shoqata  TAK si dhe disa agjensione turistike turoperatore dhe disa subjekte hoteliere.

Gjatë dy ditëve të para panairi do të jetë i hapur për vizitorët profesional kurse gjatë dy ditëve të fundit për klientët të interesuar për pushime në destiancionet e promovuara përfshirë edhe Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)