29 Mars 2024

Koordinohen veprimet për mbrojtën e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”

Pejë, 5 qershor - Koordinatori i veprave penale për degradimin e ambientit, prokurori i shtetit, Ersan Qavolli, ka mbajtur takim me zinxhirin komandues të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, krye-shefin e DAPK-së, me zyrtarët përgjegjës dhe kryeinspektorin  e Inspektoratit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Temë e diskutimit në takimin e thirrur nga prokurori i shtetit me përfaqësuesit e institucioneve të lartcekura, ishte “Trajtimi i uzurpimeve të pronave në parkun kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”,  ndërtimet pa leje në atë zonë dhe shqyrtimin e vlefshmërisë së lejeve të sharrave”.

Të pranishmit u pajtuan që gjatë këtij takimi të merren konkluzione të përbashkëta të cilat do ndikojnë drejtpërdrejtë në mbrojtjen e ambientit dhe zbatimin e ligjit në zonën e parkut kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”.

Nga ky takim u nxorën këto konkluzionet si në vijim:

·    Identifikimi i menjëhershëm i pronave të uzurpuara në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe fillimi i procedurave të lirimit nga organet përgjegjëse;

o   Identifikimi i menjëhershëm i ndërtimeve pa leje të cilat përbëjnë vepër penale dhe fillimi i procedurave të rrënimit nga organet përgjegjëse;

o   Shqyrtimi i vlefshmërisë së lejeve të sharrave të cilat operojnë në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”;

o   Lëshimi i urdhrit nga DAPK i cili do të pamundësonte futjen e materialit ndërtimor pa pasur leje; dhe

o   Takimi i ardhshëm do të mbahet pas një muaji ku edhe do të vlerësohen rezultatet e arritura nga ky takim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)