24 Prill 2024

Kontratë e re për rimëkëmbjen ekonomike të Brezovicës

Prishtinë, 31 maj - Zyra Ndërlidhëse e KE-së është duke ecur para me masterplanin për zhvillimn e kompleksit turistik në Brezovicë.

Sot në Shtërpcë ka filluar një kontratë e re për të siguruar të gjitha informatat e nevojshme për investuesit e mundshëm, si janë: analiza e tregut, studimet gjeologjike dhe mjedisore, plani hapësinor dhe i zonës, si dhe plani i realizueshmërisë financiare.

Melvin Asin, zëvendëshef i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së, ka thekusar se sukesi i rezultatit të këtyre studimeve dhe besueshmëria e tyre do të varet nga marrja përsipër dhe bashkëpunimi i autoriteteve lokale në nivel komunal, por edhe në nivel qeveritar.

\"Marrja përsipër e komunitetit lokal ka rëndësi kyçe jo vetëm për t’i ofruar konsulentit njohuri të dobishme dhe të thella me qëllim të prodhimit të një outputi të kualitetit të lartë, por edhe për rritjen e besueshmërisë së investuesve dhe për t’i siguruar se shpenzojnë paratë e tyre për investim të suksesshëm\", ka thënë Asin.

Masterplani për rimëkëmbjen ekonomike të Brezovicës parasheh që zhvillimi afatshkurtër dhe afatmesëm i kompleksit turistik të bëhet në faza, me pesë teleferikë dhe një fshat turistik dhe do të ketë kapacitet për përmbushjen e kërkesave të më shumë se 6000 vizitorëve, si dhe do të funksionojë gjatë tërë vitit ku me këtë do të krijohen vende pune për 4600 njerëz.  Pas përfundimit, ky kompleks do të ketë kapacitet për 10000 vizitorë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)