21 Prill 2021

Komuna e Prishtinës lanson brendin dhe platformës informuese turistike

Prishtinë, 14 tetor - Komuna e Prishtinës bën prezantimin dhe lansimin e brendit dhe platformës informuese turistike të Prishtinës.

Blerta Basholli Drejtore e Drejtorisë se Kulturës ka thënë së me shumëllojshmërinë e saj kulturore, kombinimin simpatik të ndërtesave arkitektonike ikonike, artit të këndshëm për sytë, histrorisë domethënëse, kuzhinës së pasur, rrugëve plot lëvizje dhe mikpritjes së pakrahasueshme, Prishtina imponon dinamizimin e saj me një frymë konstruktive.

"Ne kemi vendosur të krijojmë platformën zyrtare të brendit turistik dhe informues të Prishtinës, një platformë ku banorët e pasionuar do të ndajnë historinë e tyre, pikëpamjet piktoreske dhe dashurinë e tyre të ndërsjellë për Prishtinën", ka deklaruar Basholli .
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Prill 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Bleron Ramusholli për vepren penale 'Dhunimi'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)