26 Prill 2024

Kina vendos Shqipërinë në destinacionet turistike

Pekin, 19 prill - Shqipëria është një nga destinacionet turistike të kinezëve. Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Wang Junling, tha se qeveria kineze e pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare, për ta vendosur Shqipërinë, në destinacionet turistike të kinezëve.

Ambasadorin Wang, foli për bashkëpunimin dypalësh, gjatë një interviste, dhënë Radios së Jashtme të Kinës.

Ai theksoi se Shqipëria, është e njohur në Kinë dhe shumë kinezë me moshë të mesme, ruajnë kujtime të bukura dhe ndjenjë të veçantë për Shqipërinë.

Sipas ambasadorit, ky është një avantazh për bashkëpunimin turistik midis dy vendeve.

Sipas të statistikave, Kina është vendi me numrin më të madh të turistëve jashtë vendit në Azi.

Ndërkohë që Shqipëria ka resurse të pasura turistike si male, plazhe të bukur etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)