25 Tetor 2020

Kina, së shpejti ekonomia më e madhe në botë

Pekin, 8 prill - Brazili, Rusia, India dhe Kina vlerësohen si gjigandët ekonomikë të së ardhmes.

Kina, e cila duket si vendi lider i këtij grupi, me anë të rritjes së shpejtë të prodhimit për eksport, ka shënuar një rritje ekonomike rekord.

Ky vend, në tregjet e eksportit, dominon pa diskutim edhe falë avantazhit të kostove të ulëta.

Sipas vëzhguesve, në vitin 2040 ekonomia më e madhe në botë do të jetë ajo e Kinës.

Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar është i mendimit se këto vende janë ato që do ta nxjerrin ekonominë botërore nga kriza. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2020

- Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet dita e dytë e fazës finale të projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës vazhdon kampionatin Individual për veteran për vitin 2020. (Shkollën fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- OJQ Sport4all organizon turneun e streetballit "Prishtina Streetball 2020". (Amfiteatri i Pishines se Germise,  ora 12:00)  

- Partia Demokratike e Kosovës dega në Prishtinë mban konferencë për medie. (Dega e PDK-së në Prishtinë afër restaurant Tiffany në Prishtinë, ora 13:00)