24 Janar 2020

Kina dhe Rusia do të ndërtojnë një teleferik për të nxitur turizmin

Pekin, 20 nëntor - Kina dhe Rusia do të ndërtojnë një teleferik përgjatë lumit në kufirin midis tyre, për të nxitur turizmin dhe për të lehtësuar kalimin kufitar midis dy vendeve.

Teleferiku do të kalojë nëpër lumin Heilongjiang, duke lidhur Heihe-në në provincën Heilongjiang të Kinës Verilindore me Blagoveshçenskun në Rusi.

Ky do të jetë teleferiku i parë ndërkufitar për pasagjerët në mes të dy vendeve.

Ndërtimi i teleferikut, me investim prej 799 milionë juanësh, ose 120 milionë dollarë amerikanë, nga pala kineze, pritet të fillojë në pranverën e vitit 2018.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)