24 Prill 2024

Izmir, 40 milionë euro investime për turizëm

Izmir, 31 maj - Në rajonin e Egjeut në Turqi do të bëhen investime të reja në fushën e turizmit.

Një agjenci ndërkombëtare udhëtimesh do të ndërtojë në rajon komplekse turistike me vlerë 40 milionë euro për turistët me të ardhura të larta.

Rajoni i Egjeut ofron shanse të shumta për sa i përket diversistetit në turizëm.

Një agjenci turistike ndërkombëtare e vlerësoi këtë potencial dhe mori vendim për të investuar në këtë zonë.

Brenda 5 viteve kompania do të ndërtojë komplekse të reja me 5 yje duke bërë një investim prej 40 milionë eurosh.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Erturull Gynaj (Ertuğrul Günay) në Izmir pati një takim me përfaqësuesit e kësaj kompanie.

\"Turistët duhet të njohin gjellët tona, gastronominë tonë, shembujt e arkitekturës civile, muzetë, arkeologjinë, florën, duhet ti shikojnë e përjetojnë ato nga afër dhe ndërkohë që ata shëtisin me një ëndje edhe më të madhe, Turqia duhet të sigurojë më shumë të ardhura nga turizmi. Turqia duhet të kishte kaluar tashmë në këtë fazë dhe rajoni i Egjeut me epiqendër Izmirin është një zonë mjaft e përshtatshme për të hedhur hapa të këtë drejtim”,- u shpreh Ministri Gynaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)