26 Tetor 2020

Instituti “Pjetër Budi” me dy iniciativa në Diten e Turizmit

Prishtinë, 22 prill – Instituti për Studime “Pjetër Budi” është prezantuar me dy iniciativa të studentëve në panairin Dita e Turizmit në Kosovë 2010, që u mbajt të enjten në Prishtinë.


Iniciativa “Thuaj jo qeseve të plastikës” është ndërmarrë me rastin e Ditës së Tokës, si një kontribut modest për ruajtjen e ambientit në Kosovë.

Me këtë iniciativë, “Pjetër Budi” synon vetëdijesimin e qytetarëve që t’i përdorin sa më pak ose të mos i përdorin fare qeset e plastikës dhe zëvendësimin e tyre me qese të letrës.

Me këtë iniciativë, nëpërmjet nënshkrimeve të qytetarëve, “Pjetër Budi” do të kërkojë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të vendosë një taksë për qese të plastikës, ashtu siç funksionon në disa vende të Evropës. Po ashtu, “Pjetër Budi” do të kërkojë nga ministria procedimin sa më të shpejtë në parlament të ligjit për krijimin e fondit për mbrojtjen e mjedisit, nëpërmjet të cilit parashihet aplikimi i një takse, duke bërë që në mënyrë graduale të sigurohen para për zëvendësimin e qeseve të plastikës me ato të letrës.

Ndërsa iniciativa tjetër për zgjedhjen e lojës tradicionale kombëtare, “Pjetër Budi” dëshiron të kontribuojë sadopak që Kosova të ketë lojën e vet popullore tradicionale kombëtare.

Duke pasur parasysh që lojërat popullore kanë rëndësi edukative dhe relaksuese, si dhe karakterizohen me shpirt garues dhe në anën tjetër duke pasur parasysh që Kosova ka një begati, larushi të madhe të lojërave popullore, “Pjetër Budi” propozimet e qytetarëve do t’ia dorëzojë Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Panairi Dita e Turizmit në Kosovë është organizuar nga KOTAS dhe është mbështetur nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Tetor 2020  - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Zëvendës Drejtorin Menaxhues në AKM, Ahmet Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, organizon ceremonin e lëshimit te vulës apostile dhe verifikuese edhe në Komunën e Pejës në të cilën do të jetë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu. (Qendra për Pajisje me Dokumente në  Komunën e Pejës, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve të ekipesë vullnetare në Qendrën Karantinë në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, lidhur me rastin e T.L. i akuzuar për veprën penale Vrasje e rëndë dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll  ose posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, kati I-rë, salla nr.2, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton nesër Komunën e Gjilanit. (Teatri i Gjilanit, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- nëtarin e Bordit të AKM-së, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës njoftohet me dëshmitë e dëshmitarëve Vlora Hasimja, Mjeke nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Lume Sopjani, Infermiere, QKMF. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 12:30)