19 Prill 2024

Hotelet luksoze të Montrealit tërheqin vizitorët

Montreal, 4 dhjetor - Kultura e Amerikës së Veriut dhe ajo e Evropës ndërthuren në qytetin kanadez të Montrealit duke sjellë një eksperiencë të veçantë pushimi.

Në Montrealin e Vjetër, mund të qëndrosh në hotele luksoze me emër ndërkombëtar ose hotele të vegjël ekskluzivë që gjenden gjithandej në qytet.

Rruga me kalldrëm. Dielli reflekton mbi çatinë në formë kubeje të një kishe katolike. Gjithandej ka ndërtesa të vjetra të restauruara.

Një muzikant luan me organo këngë franceze. Kujton për një çast se je në Paris, por në fakt ky është Montreali i Vjetër në Kanada. Dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të eksploruar zonën sesa të qëndrosh në një nga hotelet luksoze të qytetit.

“Nëse je në mes të Montrealit në një hotel të vogël, mund të dalësh e të prekësh historinë e qytetit”, thotë ekspertja e udhëtimeve Alexandra Forbes. “Mund të flasësh me vendasit apo me njerëzit që punojnë në hotel. Këtu je vërtet një mik i çmuar dhe jo vetëm një vizitor i thjeshtë”.

Në hotelin Auberge du Vieux Port, një nga hotelet më popullore në zonë,  vizitorët marrin shërbim të klasit të parë me të gjitha komoditetet e një hoteli modern.

Montreali i Vjetër u themelua nga francezët në vitet 1600.

Ai është qyteti më i veçantë në Amerikën Veriore. Në Montreal ka hotele të korporatave të mëdha por shërbimi miqësor dhe kujdesi individual në hotele si Auberge du Vieux Port e bën qëndrimin në hotelet e vegjël një opsion tërheqës. Është e lehtë të kuptosh përse shumë vizitorë ndjehen si në shtëpitë e tyre këtu.

Që kur hapi dyert në korrik të vitit 2009, Le Petit Hotel ka tërhequr shumë vizitorë.

Pronarët kanë restauruar dy ndërtesa që ishte ndërtuar në vitet 1800 dhe që shërbenin si fabrikë lodrash për më shumë se 100 vjet.

Ndërthurja e të resë me të vjetrën në një mënyrë krijuese dhe me stil duket se i tërheq vizitorët.

“Hoteli është i rehatshëm, i thjeshtë dhe me stil dhe kjo të tërheq”, thotë Eden Dederick një afariste nga Nju Jorku që po viziton Montrealin me bashkëshortin e saj Paul. “Është vërtetë një përzierje e bukur e të resë me të vjetrën dhe është bukur të shohësh këtë lloj restaurimi praktik që i jep rëndësi elementëve të kohës së shkuar dhe të bën të ndjehesh si në vendin tënd”.

Montrealin e Vjetër mund ta vizitosh me këmbë. E gjithë zona është gati një kilometër katror. Por nëse ndjehesh romantik, ose thjesht do të relaksohesh, një shëtitje me karrocë nuk është ide e keqe.

“Kur vjen në Montreal, ndjehesh si në Evropë, veçanërisht si në Paris”, thotë ekspertia e udhëtimit Patricia Gaho. “Mendoj se kjo është gjëja që pëlqejnë njerëzit dhe që ndonjëherë i kap në befasi, pasi nuk e presin ta gjejnë këtu në Kanada. Njerëzit këtu flasin frëngjisht dhe kultura është pothuajse franceze. Kur vjen në Montreal e ndjen këtë dhe është vërtet një ekperiencë”.

Natën, dritat blu në Hotelin Montreal dhe shkronjat e kuqe LOVE, krijim i artistit Robert Indiana janë mjaft tërheqëse.

Pronari i hotelit, Georges Marciano që është edhe krijuesi i kompanisë Guess të rrobave, tregon me krenari lobin e hotelit dhe dhomat me më shumë se 130 objekte të çmuara artistike nga koleksioni i tij personal.

Dhomat në Lhotel Montreal variojnë nga 130 në 800 dollarë, por vizitorët janë të mirëpritur të vijnë thjesht për të parë artin në lobin e hotelit. Atmosfera është çuditërisht e thjeshtë megjithë vlerën disa milionë dollarëshe të koleksionit artistik.

Një nga dhomat e hotelit ka qënë zyra e kryetarit legjendar të bashkisë së Montrealit, Zhan Drapo, kur kompleksi i përkiste qytetit.

Sot ajo është një nga dhomat më elegante në Montreal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)