19 Prill 2024

Hapet Panaxhyri i Turizmit në Pejë

Pejë, 25 shtator - Komuna e Pejës dhe Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it janë duke bashkëpunuar për organizimin e Panaxhyrit të dytë të Turizmit me temë “Qëndroni për Fundjavë – Përjetoni Pejën”.  

Këtë vit, afro 90 biznese dhe organizata nga Peja dhe rajoni i Dukagjinit pritet që të marrin pjesë dhe t’i ekspozojnë produktet, shërbimet dhe ofertat turistike nga sektorët vijues të industrisë së turizmit: ushqimit tradicional, pijeve, artizanaleve, produkte vendore bujqësore dhe ofruesit e përvojave.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që të blejnë artikujt e ekspozuar në panair. Vizitorët që kanë pasion kuzhinën vendore dhe tradicionale do të kenë mundësi të shijojnë shumëllojshmëri të ushqimeve dhe pijeve që do ofrohen në pjesën e ekspozimit të ushqimit brenda Hotel Dukagjnit.

Ofruesit e përvojave do të jenë në dispozicion për të dhënë informata lidhur me disa oferta turistike. Vizitorët po ashtu do të kenë mundësinë që të rezervojnë një udhëtim një ditor relaksues në Malet e Rugovës, i cili është caktuar për datën 26 shtator 2010. Ekskursioni do të përfshijë  ecje, ngjitje, hedhje me parashutë ose çiklizëm, si dhe një vizitë që pasqyron pjesën tradicionale të Pejës.

Panaxhyri i Turizmit “Qëndroni për Fundjavë – Përjetoni Pejën” është një prej atyre aktiviteteve që reflektojnë zotimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për avancimin e ekonomisë së Kosovës duke stimuluar zhvillimin e sektorit privat.

USAID-i po e mbështet zhvillimin e turizmit vendor të Kosovës duke iu ndihmuar kompanive të zgjedhura turistike që të zhvillojnë, përmirësojnë dhe ofrojë shumëllojshmëri të ofertave turistike.

Ofertat përfshijnë turne ditore, aranzhmane për fundjavë, ecje, vozitje, kalërim, akomodim dhe oferta tjera që janë tërheqëse për komunitetin ndërkombëtar dhe të interesuarit tjerë që duan të pushojnë në vendin e tyre.  

Panaxhyri i Turizmit do të hapet për publikun të shtunën, më 25 shtator prej 12:30 – 19:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)