25 Prill 2024

Guardian: Zgjedhni Ballkanin për pushimet dimërore

Londër, 4 janar - E përditshmja britanike The Guardian u preferon lexuesve të saj që të zgjedhin Ballkanin për pushimet e tyre dimërore dhe skijimin. Në mesin e disa destinacioneve në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, ajo preferon edhe Brezovicën e Kosovës.

“Brezovica është një nga malet më të mira në Ballkan. Madje, e ka një faqe në Facebook me 30.000 fansa. Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008, akt që nuk pranohet nga Serbia, prandaj tensionet ende janë të larta. Sigurohuni që do të konsultoheni me Ministrinë e Jashtme (Foreign Office) para se të udhëtoni”, porosit gazeta.

Në këtë artikull preferohen edhe Kopaoniku në Serbi, Popovka Shapka në Maqedoni, dhe Kolashini në Malin e Zi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)