26 Prill 2024

Greqinë në 2011 e vizituan mbi 16 milion turistë

Athinë, 24 shkurt - Viti 2011 ka qenë një stacion për industrinë e turizimit grek, pasi, sipas të dhënave të autoritetit statistikor dhe bankës së Greqisë, numri i turistëve që mbërritën në vend ishte 16.427.247, duke shënuar rritje prej 9,46% në krahasim me vitin 2010.

Më tej, 2011 – a ishte viti më produktiv në turizëm, duke kaluar edhe vitin 2007, kur në Greqi kishin ardhur 16.165.265 turistë, siç vuri në dukje Liga e ndërmarrjeve turistike greke (SETE).

Në të njëjtën kohë, të ardhurat nga turizmi u rritën vitin 2011 me 9,54%, duke arritur në 10,519 miliardë euro, nga 9,611 miliardë që ishin në vitin 2010.

Vlerësohet se deri në vitin 2021, kontributi i turizmit në PPB do të jetë më shumë se 20%, çka do të thotë se vlera e shtuar bruto (kontributi direkt dhe indirekt), mund të rritet me 18 miliardë euro dhe të arrijë në 50 miliardë euro.

Sipas një studimi të realizuar nga kompania McKinsey, një shifër e tillë i korrespondon 44% të numrit të vendeve të reja të punës për dekadën e ardhshme, por edhe 36% të zhvillimit të përgjithshëm (të parashikuar) të Greqisë, raporton AMNA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)