19 Prill 2024

Franca me 88,9 milionë vizitorë, vendi me i vizituar në botë

Paris, 24 shkurt - Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara (UNWTO), vitin e kaluar 1 miliard e 322 milionë persona në të gjithë botën kanë kryer vizita nga një vend në një vend tjetër. Afërsisht 43 për qind e vizitorëve kanë preferuar 10 vende.

Vitin e kaluar, vendi më i vizituar ka qenë Franca me 88,9 milionë vizitorë, e cila është ndjekur nga Spanja me 82,2 milionë, SHBA-ja me 72,9 milionë, Kina me 59,3 milionë dhe Italia me 57,8 milionë turistë.

Ndërsa Turqia, me 39,9 milionë vizitorë të huaj në vitin 2017, është renditur vendi i 6-të në botë. Turqia është ndjekur nga Meksika me 39,3 milionë, Britania e Madhe me 38,7 milionë, Gjermania me 37,6 milionë dhe Tajlanda me 34,7 milionë vizitorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)