26 Prill 2024

Fluturimet çarter nga Rusia për në Turqi rifillojnë

Ankara, 9 korrik -  Fluturimet çarter nga Rusia për në Turqi, të cilat u ndërprenë për shkak të problemeve midis dy vendeve, kanë filluar nga 7 korriku pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Tashmë u miratua një kërkesë për 14 fluturime çarter nga Rusia për në Turqi, bëri të ditur Drejtoria turke për aviacionin civil. Presidenti rus Putin anuloi zyrtarisht kufizimet për vizitat e turistëve rusë në Turqi pas rimëkëmbjes së marrëdhënieve me Ankaranë, të cilat u keqësuan shumë pas rrëzimit të një avioni rus. Gjatë majit numri i rusëve, të cilët e vizitojnë Turqinë, u pakësua me 92 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)