18 Shkurt 2019

Fillon kampi ‘Mbijetesa në natyrë’

Prishtinë, 2 korrik - Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim - Toka ka njoftuar se ka filluar kampi ‘Mbijetesa në natyrë’ me 40 të rinjë nga e gjithë Kosova, të cilët për një javë do të qëndrojnë në Qendrën Rekreative të Gërmisë, ku përmes aktiviteteve të ndryshme socializuese dhe edukative do të zhvillojnë shkathësitë e tyre të mbijetesës në natyrë, të komunikimit dhe bashkëpunimit, poashtu dhe do të implementojnë projekte të punës vullnetare në një shkollë publike të Kosovës. 
 
Përmes punës dhe projekteve të tyre vullnetare, këta të rinjë synojnë të përmirësojnë hapësirat publike në shkollat publike të Kosovës dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shoqërisë përmes qytetarisë aktive.
 
Kampi “Mbijetesa në natyrë" organizohet nga Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA dhe ka për qëllim të zhvilloj te të rinjtë pjesëmarrës kompetencat e parapara me Kornizën e re Kurrikulare të Kosovës, poashtu synon të promovoj vullnetarizmin edukativ në Kosovë si dhe të nxisë qytetarinë aktive përmes punës vullnetare.
 
Ky kamp financohet nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Kampi poashtu përkrahet nga organizata mjedisore WWF Adria dhe Komuna e Prishtinës.
 
Kampi do të mbahet gjatë javës 1 – 7 korrik, 2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)