16 Prill 2024

Dyfishohet numri i turistëve të Maqedonisë në Bullgari

Sofje, 29 tetor - Gjithsej 40.363 shtetas të Maqedonisë kanë vizituar Bullgarinë në shtator, që paraqet rritje prej madje 59.2 për qind, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Pjesa më e madhe e shtetasve të Maqedonisë që kanë vizituar Bullgarinë kanë qenë udhëtime turistike, ose 26.103, pas çka vijojnë udhëtarët të cilët kanë bërë transit përmes shtetit fqinjë.

Kjo rritje drastike e numrit të turistëve të Maqedonisë në Bullgari, në masë të madhe ka të bëjë me pezullimin e regjimit të vizave.

Kundrejt kësaj, numri i shtetasve bullgarë që kanë vizituar Maqedoninë shënon zvogëlim të caktuar.

Sipas Institutit bullgar për statistikë, gjithsej 28.299 qytetarë bullgarë kanë vizituar Maqedoninë në shtator, që paraqet zvogëlim prej 9.1 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)