20 Prill 2024

Botëror i Futbollit dhe ndikim i tij në ekonominë e Afrikës së Jugu

Johanesburg, 7 qershor - Futbolli ishte në mendjet e secilit pjesëmarrës në konferencën e sivjetme të turizmit në Durban. Organizatorët presin që Kupa Botërore ta çojë numrin e turistëve nga jashtë në mbi 10 milionë këtë vit. Ata parashikojnë se qindra mijëra tifozë të huaj do t’i shtojnë ekonomisë afro dy miliard dollarë dhe do të hapin mijëra vende pune.

Sijanda Mbonambi thotë se rezervimet në kompaninë e tij Sjavaja Turs janë rritur për 45 përqind. Ai thotë:

“Shumë njerëz duan ta shohin kulturën afrikane, kulturën tonë jugafrikane. Kjo është prej kërkesave më të mëdha. Duan të shohin tokat e vreshtave. Edhe kjo është mjaft e kërkuar. Gjithashtu, duan të shohin vallet Zulu dhe gjërat si kjo.”

Edhe vendet fqinje të Afrikës së Jugut presin të përfitojnë nga kjo ngjarje. Ato shpresojnë që tifozët të vizitojnë objektet turistike ndërmjet ndeshjeve.

Por, disa ekspertë janë më pak të kënaqur. Loren Rutherford e Kompanisë Nomad Advençër thotë se fluturimet e shtrenjta po bëhen pengesë për programet e saj të safarit:

“Njerëzit që udhëtojnë me buxhet të kufizuar nuk po vijnë sepse bileta e avionit kushton dy herë më shumë sesa qëndrimi këtu. Por, më duket se njerëzit po ngurrojnë edhe për shkak se tifozët e futbollit ende nuk po vijnë.”

Qeveria jugafrikane vlerësohet të ketë investuar 12 miliard dollarë në katër vitet e fundit në përgatitjet infrastrukturore për Kupën e Botës. Kritikët thonë se këto para do të ishte më mirë të shpenzoheshin për të lehtësuar varfërinë. Mirëpo Rutherford, sikurse shumë ekspertë në turizëm, beson se Botërori do të ndihmojë ekonominë në vështrimin afatgjatë.

“Është gjë e mirë për Afrikën. Kujtoj se sa më shumë publicitet që të kemi për Afrikën e Jugut, aq më mirë. Sa më shumë që njerëzit të kuptojnë se kemi infrastrukturë të shkëlqyer, se këtu ka siguri dhe se jemi vend i bukur, aq më mirë. Turizmi hap vende pune dhe kjo ka më shumë rëndësi se çdo gjë.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)