19 Prill 2024

Biznesi i hosteleve shënon rritje të ndjeshme në ShBA

Washington, 24 gusht - Qëndrimi në hostele është një mënyrë për të mos shpenzuar shumë gjatë udhëtimeve dhe ka qenë prej kohësh popullor në Europë dhe gjetkë, por tani rezervimet e tyre kanë ardhur duke u shtuar ndjeshëm edhe në SHBA.


Rezervimi i hosteleve në ShBA ka pasur një rritje vjetore njëzet e dy për qind që nga viti 2015, teksa si udhëtarët e rinj, ashtu edhe ata më të vjetër, kërkojnë përvoja të reja.


Hostelet e sotme janë komode, me shtretër privatë, vakte falas dhe internet Wi-fi të pakufizuar. Shumë prej tyre madje ofrojnë dhoma private dhe suita.


Rritja e numrit të hosteleve në ShBA ka qenë më e vogël sesa në pjesën tjetër të botës. Por Netanya Trumboli nga "Hostelling International USA" thotë se fama e tyre po rritet me shpejtësi:


"Unë mendoj se shumë herë njerëzit mendojnë për përvojën jo të mirë të Europës. Gjatë 10 - 20 vjetëve të fundit gjërat vërtet kanë ndryshuar, kështu që mund të shohësh shumë më tepër lehtësira në hostele. Në Amerikë ne përpiqemi ta tejkalojmë njëri-tjetrin me moton: 'Oh , ju e keni këtë? Epo edhe ne do ta kemi.' Kështu që mendoj se standardi ka ardhur duke u rritur përgjatë viteve."


Por epoka moderne e hosteleve nuk ka ndikuar mbi përvojën e veçantë të bashkëjetesës për të cilën ato janë të njohura.


Mark Schneider, menaxher në HI Hostel në zonën qendrore të Uashingtonit, thotë se janë veprimtaritë shtesë shoqërore, si shëtitjet dhe darkat tematike, ato që e bëjnë ndryshimin për mysafirët:


"Kur krijojmë mjedisin e rehatshëm, që të grish, kjo ndihmon në magjinë e hosteleve. Pra, ky është një shkëmbim ndërkulturor e njerëzit bëjnë miq – qoftë kjo për një ditë, një javë, ose ndonjëherë edhe për gjithë jetën."   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)