26 Nëntor 2020

Bisedohet për rëndësinë e miratimit të Ligjit për turizëm

Prishtinë, 20 tetor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në takim përfaqësues të Unionit të Turizmit të Kosovës ka potencuar rëndësinë e promovimit të turizmit të vendit.

Në takim është biseduar për rëndësinë e miratimit të Ligjit për turizëm.

Kryetarja Osmani ka thënë se është jetike që ky ligj të miratohet sa më parë në Kuvend të Kosovës, në mënyrë që ky sektor të rregullohet edhe me bazën ligjore.

Më tej, ajo ka thënë se sektori i turizmit lidhet me zhvillimin afatgjatë ekonomik, ndaj menaxhimi i pandemisë patjetër duhet përcillet me mbështetje ekonomike për bizneset.

Përfaqësues të sektorit të turizmit, ndërkaq kanë vënë në spikamë vështirësitë më të cilat përballet ky sektor përgjatë kësaj periudhe të përballjes me pandeminë, duke e konsideruar të rëndësishëm miratimin e Ligjit për turizëm. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)