22 Nëntor 2019

Bie numri i turistëve nga Kosova që vizitojnë Shqipërinë

Tiranë, 26 qershor - Gjatë muajit maj Shqipërinë e vizutuan rreth 401 mijë të huaj, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me një viti më parë, rritja e hyrjeve të të huajve ishte minimale, prej vetëm 1.7%, ndryshe nga zgjerimi dyshifror i muajve të mëparshëm.

Efektin kryesor e ka dhënë rënia e turistëve nga Kosova, të cilët për shkak të muajit të Ramazanit nuk kanë udhëtuar gjatë muajit maj. Hyrjet e shtetasve nga Kosova në maj ranë me gati 19% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efekti i dytë lidhet me krizën politike, teksa protestat e majit që u shfaqën edhe në televizionet e huaja kanë stepur turistët, sidomos ata të vendeve fqinjë, që vijnë kryesisht me rrugë tokësore.  Turistët nga vendi fqinjë Maqedonia, që përbëjnë të dytët në numër pas atyre të Kosovës ranë me 8.3% në maj. Edhe nga mali i Zi ka pasur gati 10% më pak hyrje.

Në tkurrje ishin dhe polakët, me rënie gati 13% në raport me majin e kaluar, një efekt jo vetëm i krizës politike por dhe problemeve që ka Shqipëria me shërbimet, infrastrukturën etj. Rënia e polakëve ishte lajmëruar dhe më parë nga operatorët turistikë, për shkak se agjencitë kishin ulur numrin e charterave. Rrahman Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar dhe Menaxher i Happy Tours, kishte pohuar më herët për Monitor se më pak rezervime ka konfirmuar Tui nga Polonia si dhe vendet nordike, por që ishin zëvëndësuar nga një kompani zvicerane, por edhe disa kompani të vogla hungareze dhe ukrainase që do të balancojnë pjesën e munguar.

Rritjen më të lartë në maj e shënuan shtetasit e huaj nga Italia (+12.2%), Zvicra (26%), Spanja (15%).

Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2019, janë 829.164.

Krahasuar me Maj 2018, ky tregues rezulton me rritje 5,0 %.  Në Maj 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 401.531. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur me 1,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë, në pesëmujorin e parë 2019 është 1.506.618, duke u rritur me 5,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në Maj 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 25,9 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me  18,7 %.

Në pesëmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri,  Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 28,4 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 9,1 %.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Maj 2019, janë 880.689 duke shënuar një rritje me 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2019, janë 477.282. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është rritur 13,1 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2019, janë 403.407. Krahasuar me Maj 2018, ky numër është ulur 3,3 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2019, është   2196.873 duke u rritur 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019 - UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)