19 Prill 2024

Ballkanasit preferojnë Durrësin si destinacionin turistik të vjeshtës

Durrës, 24 shtator - Qindra turistë shqiptarë dhe të huaj kanë zgjedhur Durrësin si destinacionin turistik të vjeshtës. Sipas operatorëve turistikë, në këtë fillimvjeshte pritet të mbërrijnë shumë turistë ballkanas ditorë, të cilët preferojnë të vizitojnë qendrat muzeale të Durrësit.

Të dielën paradite, në portin më të madh të vendit, është ankoruar për të dytën herë brenda 10 ditëve velieri “Sea cloud”, me 55 turistë elitarë në bord. Velieri me gjatësi 110 metra me flamur maltez është ankoruar në kalatën 5 të portit.

Ndërkaq Durrësi është mbushur me autobuzë të ardhur nga Kosova, të cilët kanë nisur turin e përvitshëm 1javor në qytete të ndryshme të vendit.

Nga viti 2000, qyteti bregdetar është destinacioni më i preferuar i gjimnazistëve kosovarë, të cilët zhvillojnë dy eskursione shkollore çdo vit.

Këto ditë mbi 800 të rinj nga shkollat e mesme të Prizrenit në Kosovë janë sistemuar në hotelet e plazheve në jug të qytetit, duke përfituar edhe nga ulja e çmimeve në fund të sezonit turistik.

Nxënësit e shkollave të mesme, gjatë qëndrimit 4-5 ditor në vendin tonë, preferojnë të vizitojnë edhe Beratin, Krujën, Vlorës, Lezhën dhe Tiranën, historia e të cilave është një pasqyrë e rrugës historike të Shqipërisë në shekuj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)