26 Maj 2020

Anulohen përgatitjet e sezonit turistik në Shëngjin

Shëngjin, 17 prill - Në qytetin bregdetar te Shqipërisë, ne Shëngjin këto dit mbizotëron një qetësi e pazakontë.

Po të ishim në një periudhë normale bizneset do te kishin nisur përgatitjet për sezonin veror për të pritur turistët e shumtë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria por nga Diaspora dhe Europa por diçka e tillë nuk mund të ndodhe pasi koronavirusi i ka mbyllur të gjitha rrugët.

Këtë vit pritshmëritë për vizitorë janë të pakta e kjo duket se do të japë efektet negative tek bizneset në Shëngjin të cilët për të nxjerrë fitime presin 9 muaj për periudhën e verës.

Në Shëngjin biznesmenët thonë se duhen mbështetur pasi ata punësojnë dhjetëra vetë.

E premtja në kohët para Covid 19 në Shëngjin do të mblidhte shumë njerëz por sot mbizotëron një qetësi mbytëse, të cilën vendasit duan të mos zgjasë më.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)