15 Gusht 2022

Antalia mirëpriti mbi 8 milionë turistë në 10 muajt e vitit

Antali, 3 nëntor - Antalia, destinacioni i preferuar turistik i Turqisë, tërhoqi më shumë se 8.6 milionë turistë në 10 muajt e parë të vitit, pavarësisht epidemisë së llojit të ri të koronavirusit.

Kryeqyteti i turizmit, ku u zbatua Programi i Certifikatave të Turizmit të Sigurt në hotele dhe sipërmarrje turistike nën drejtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit gjatë periudhës së epidemisë, u bë adresa e turizmit "të shëndetshëm dhe të sigurt".

Ky qytet, i cili u mbylli vitin e kaluar me 3.5 milionë turistë për shkak të Covid-19, ka qenë në rrugën e më shumë pushuesve këtë vit me një rritje të shkallës së vaksinimit dhe heqjen e kufizimeve të udhëtimit.

Sipas të dhënave të 10 muajve të fundit mesatarisht 100 mijë turistë të huaj kanë hyrë në qytet në fundjavë për rreth 3.5 muaj.

Sipas ndarjes në bazë të shtetësisë së turistëve që erdhën në qytet, Rusia ishte e para. Në 10 muaj, 3 milionë e 448 mijë e 706 turistë erdhën nga Rusia, një rritje prej 145 për qind nga viti i kaluar.

Ukraina renditet e dyta me 1 milion e 258 mijë e 138 persona.

Antalia priti 335.484 turistë gjermanë në 10 muajt e parë të vitit të kaluar dhe 1 milion e 164 mijë e 338 turistë gjermanë këtë vit, një rritje prej 247 për qind në të njëjtën periudhë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022  - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)