28 Mars 2024

Antalia do të presë këtë vit 5 milionë turistë rusë dhe ukrainas

Antalia, 31 prill - Antalia, zemra e turizmit veror të Turqisë, do të presë këtë vit 3,5 milionë turistë rusë dhe 1,5 milionë turistë ukrainas.

Presidenti i Shoqatës turke të Menaxherëve Profesionistë të Hoteleve (PYOD), Hakan Duran, deklaroi të enjten se në Antalia ka filluar një lëvizje serioze e turistëve rusë dhe në 2 muajt e parë të 2017-s është regjistruar një rritje me gati 3.500 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Duke sqaruar se në tregun rus janë barazuar shifrat e vitit 2015, madje dhe po vërehet një tendencë për të arritur të dhënat rekord të 2014-s, Hakan Duran shprehu bindjen se Antalia do të presë këtë vit të paktën 3,5 milionë turistë rusë.

Ai vuri në pah se një rritje e konsiderueshme është regjistruar gjithashtu në numrin e turistëve nga Kazakistani, Turkmenia dhe Azerbajxhani.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e udhëtimit me kartë identiteti ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë, presidenti i Shoqatës së Menaxherëve Profesionistë të Hoteleve nënvizoi se numri i turistëve ukrainas në Antalia për këtë vit pritet të jetë mbi 1,5 milionë, ndërkohë që në 2016-n u regjistruan pak më shumë se 1 milion vizitorë nga Ukraina.

Hakan Duran potencoi se rezervimet e hershme, përveçse garantojnë një avantazh shumë të madh dhe rrisin ndjeshëm dinamikën e turizmit të brendshëm, ofrojnë gjithashtu mundësinë për të bërë pushime deri në 50 për qind më të lira.

“Një tjetër avantazh i rëndësishëm është pagesa me këste përmes kartës së kreditit. Vitin e kaluar, në Antalia pushuan rreth 7 milionë persona vetëm nga turizmi i brendshëm. Këtë vitit pritet një rritje me të paktën 15 për qind dhe kjo nënkupton se shifra e përgjithshme do të jetë mbi 8 milionë turistë vendorë”, përfundoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)