29 Mars 2024

Amerika Latine me Lindja e Largët në objektivë të turizmit turk

Ankara, 10 dhjetor - Turqia po përfshin në mesin e tregjeve të saj objektivë për sektorin e turizmit edhe Amerikën Latine me Lindjen e Largët.

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit për të promovuar vendin do të hapë në Amerikën e Jugut dhe Kanada përfaqësinë e parë, ndërsa në Kinë një të tillë të dytë.

Në mbledhjen e realizuar gjatë Panairit Turistik të organizuar në Izmir, u morën në shqyrtim ndikimet e krizës ekonomike botërore në sektorin e turizmit dhe masat, që duhen marrë në këtë drejtim.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Erturull Gynaj, u shpreh se për ta shpëtuar këtë sektor nga efektet e krizës botërore janë fokusuar tek promovimi i vendin në tregje të reja.

\"Nuk do të demoralizohemi, por njëkohësisht nuk duhet edhe të qëndrojmë duarkryq. Po kapërcejmë një prag kritik. Në këtë treg të vështirë do mundohemi të qëndrojmë në këmbë pa u sprapsur. Do vazhdojmë t\'i kushtojmë rëndësi të madhe cilësisë. Personalisht edhe unë e konsideroj shumë të rëndësishme këtë pikë. Ashtu siç e kam thënë me çdo rast, do përpiqemi të mbrojmë natyrën dhe historinë\", tha Gynaj.

Turqia do të hapë për herë të parë përfaqësi turistike në Amerikën Latine dhe në Kanada.

Ndërsa përfaqësia në Kinë do të jetë e dyta e këtij lloji, gjë kjo që tregon vrullin e punimeve promovuese të Turqisë në tregjet e Lindjes së Largët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)