29 Mars 2024

Afrimi i sezonit turistik, i mobilizon agjencitë kosovare

Prishtinë, 3 prill -  Afrimi i sezonit turistik, ka bërë që agjencitë turistike të fillojnë të përgatiten për ofertat e tyre për shumë vende.

Drejtori i Agjencisë Turistike, Kaltërsia Reisen, Fidan Ibrahimi, ka deklaruar se këtë vit kanë shumë oferta turistike për shumë vende të rajonit dhe vende tjera.

“Ne si agjension kemi bashkëpunime të mira më të gjitha kompanitë që merren me turizëm për të bërë aranzhime të ndryshme që kanë të bëjnë me Kosovën dhe vende të tjera, këtë vit presin që të ketë interesim të turistëve nga Kosova për të kaluar pushimet të bregdete të ndryshme”, ka thënë ai.

Si vitet e tjera edhe këtë vit interesim më i madh është për Shqipëri dhe Ulqin, pasi që edhe kushte e qytetarëve të Kosovës, nuk janë shumë të mira që të zgjedhin aranzhmane për vende të tjera.
Drejtori Ibrahimi ka bërë ët ditur se si vende tjera, janë edhe Turqia, Greqia, Spanja, Kroaci e disa vende më të largëta.

Vetëm në Shqipëri, llogaritet se i kalojën pushimet mijëra kosovar, një pjesë e madhe e turistike kosovar janë bashkatdhetar që punojnë dhe veprojnë në vendet perëndimore.
Po ashtu një mundësi e mirë për të vizituar Shqipërinë është edhe ndërtimi i rrugës së kombit, që ka bërë që të shtohet numri i atyre që bëjnë plazh vetëm për fundjavë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)