25 Gusht 2019

65 265 vizitorë në hotelet e Kosovës në tremujorin e parë të 20019

Prishtinë, 5 qershor -  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën TM1 2019.

Në tremujorin e parë të vitit 2019 (TM1 2019) pjesë e anketës ishin 218 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e  Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, e kështu me radhë.

Në TM1 2019 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 65 265, prej tyre 41.85% janë vendorë dhe 58.15% janë të huaj, ndërsa numri i netqëndrimeve ishte 104 907, prej tyre 39.70% nga vendorët dhe 60.30% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 28 876 vizitorë me 48 561 netqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikëkalimeve kufitare gjatë vitit 2017-2018.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)