23 Korrik 2019

2,9 milionë turistë të huaj vizituan Turqinë në maj

Ankara, 30 qershor - Numri i të huajve që kanë vizituar Turqinë në maj të këtij viti është rritur me 16,27 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 2 milionë 889 mijë 873 vetë.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit janë publikuar statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për “Hyrjet-daljet në kufi për muajin maj 2017”.

Sipas këtyre të dhënave numri i të huajve që e kanë vizituar Turqinë në periudhën janar-maj 2017 është rritur me 5,55 për qind, krahasuar me periudhën janar-maj 2016.

Numri i të huajve që kanë ardhur në Turqi në këtë periudhë ka qenë 8 milion 762 mijë 509.

Në renditjen e vendeve që kanë dërguan më shumë vizitorë në Turqi në muajin maj në vend të parë qëndron Rusia me 21,6 për qind.

Sipas statistikave, në maj nga Rusia në Turqi erdhën 608 mijë 472 vizitorë.

Vendi i dytë që dërgon më shumë vizitorë në Turqi është Gjermania me 295 mijë e 7 turistë (ose 10,21%), pastaj vjen Gjeorgjia me 235 mijë e 462 (ose 8,15% të numrit total).

Në renditjen e vendeve që kanë dërguar më shumë vizitorë në Turqi gjatë pesë muajve të fundit (janar-maj 2017) këtë vit, Rusia ka qenë e para me 928 mijë e 376 persona (ose 10,59%), Gjeorgjia është renditur e dyta me 874 mijë 955 (ose 9,99%) dhe Gjermania me 863 mijë 572 persona (9,86 për qind) në vendin e tretë.

Sipas statistikave, 98,35 për qind e vizitorëve të huaj që erdhën në Turqi në maj të vitit 2017 kanë qenë turistë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)