20 Prill 2024

26 486 vizitorë në hotelet e Kosovës për tre muaj

Prishtinë, 9 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremmujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.

Në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) pjesë e anketës janë 121 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajoni i Prishtinës, i Pejës, i Gjakovës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.11%.

Në këtë tremujor, numri i vizitorëve ishte 26 486, prej tyre: 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39% janë vizitorë të jashtëm.

Kurse, numri i bujtjeve ishte 41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe 25 543 netëqëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)