23 Korrik 2019

1,3 milionë turistë rusë vizitojnë Antalyan në gjysmën e pare të 2017

Antalya, 6 korrik - Gazeta ruse “Vedomosti” në një lajm që ka publikuar duke u mbështetur në të dhënat e Aeroportit Ndërkombëtar të Antalyas shkruan se në gjysmën e parë të vitit 2017 vetëm në Antalya kanë mbërritur 1,3 milionë turistë rusë.

Gazeta ndan me lexuesit edhe statistika të tjera, sipas të cilave 38% e 3,4 milionë turistëve që kanë ardhur për pushime gjashtë muajt e fundit në zonën e Antalias janë rusë, pastaj vijnë gjermanët me 17% dhe ukrainasit me 8%.

Konstantin Pobedkin, një nga themeluesit e uebsajtit “onlinetours”, thotë se Antalya ofron një lehtësi të madhe për rusët që vijnë për pushime në Turqi, pasi prej këtu turistët shpërndahen në zonat e preferuara turistike në Mesdhe siç janë: Kemer, Belek, Side, Antalya dhe Alanya.

Ndërsa përfaqësuesja e operatorit turistik “Tez Tour”, Larisa Ahanova shprehet se turistët rusë Mesdheun e preferojnë jo vetëm pse sezoni zgjat më shumë në këtë rajon, por edhe për rrjetin e hoteleve dhe instruktuarën e zhvilluar turistike.

Deri në fillim të nëntorit Turqia do të vazhdojë të mbetet destinacioni i parë i turistëve rusë, shtoi Ahanova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të vizitojë Gjilanin, ku me kryetarin e komunës, Lutfi Haziri do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)