20 Prill 2024

Zvogëlohen shkallët e rritjes së prodhimtarisë në Eurozonë

Londër, 24 gusht - Shkallët e rritjes së prodhimtarisë dhe shërbimeve në vendet e Eurozonës në gusht zvogëlohen më shumë sesa pritnin ekonomistët dhe për këtë konsiderojnë se periudha e përmirësimit tashmë ka kaluar, transmetoi Bgnes.

Në kumtesën e kompanisë “Markit Ekonomiks” (Markit Economics) shkruan se vlera e indeksit të prodhimtarisë është zvogëluar prej 56,7 pikëve në korrik deri në 56,1 pikë në muajin gusht, ndërsa ekonomistët presin që të zvogëlohet edhe deri në 56,3 pikë.

Niveli mbi 50 pikë do të thotë rritje të aktivitetit në prodhimtarinë dhe sferën e shërbimeve.        

Siç parashikohet, rritja ekonomike në Evropë dhe në botë do të ngalësohet në gjysmëvjetorin e dytë të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)