23 Shkurt 2020

Vlera e mallrave të liruara për prodhues në import për vitin 2019 është 370 milion

Prishtinë, 15 janar - Dogana e Kosovës ka njoftuar se bazuar në politikat fiskale në vitin 2019 vlera e mallrave që janë importuar  me zero taksa në import për prodhuesit kosovar në vitin 2019  ka qenë 370 milion euro, apo 10.5% e totalit të vlerës së importi në 2019.

Ndikimi në taksat në import që i referohen mallrave të liruara për prodhuese përgjatë vitit 2019 sipas doganes është rreth 81.5 milion euro, që paraqet një rritje prej rreth 9.7 % krahasuar me vitin paraprak 2018.

Nga kjo shumë prej 81.5 mil€,  ndikimi në taksën doganore ka qenë  9 milion euro, 11.5 milion euro në taksën e akcizës dhe 61 milion euro në TVSH.

"Sa i përket MSA-se duhet theksuar se ndikimi në të hyra nga MSA përgjatë kësaj periudhe është rreth 64 milion euro apo rreth 47 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak 2018", thekson dogana.

Gjithashtu ndikim në të hyra ka pasur edhe marrëveshja e tregtisë se lirë me Turqinë që ka hyrë në fuqi me  1 Shtator 2019 , ku efekti ne te hyra në import nga kjo marrëveshje për katër muaj  ishte në vlerë  2.5 milion euro.

Totali i  lirimeve për prodhues, ndikimi i MSA-se  dhe MTL me Turqinë për vitin 2019 kanë pasur efekt 148 milion euro në taksat importuese.

Shpresojmë se ndikimi  i këtyre politikave fiskale, MSA-se, Marrëveshjes se Tregtisë së Lirë,  ka pasur efektin e vet pozitiv në ekonominë kosovare, për prodhuesit kosovar në ngritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, në zëvendësimin e produkteve në import dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare drejtë vendeve tjera.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2020 - Partia Demokratike e Kosovës, mban Konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet marshi i çiklistëve kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Pikë nisja nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Fushë Kosovë, në hyrje të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së në Deçan! bejnë zbulimin e pllakës së varrit të luftëtarit e komandantit Halim DervishTolaj nga Prejlepi i Deçanit. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmoreve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 12:00)