20 Prill 2024

Vetëdijesimi i punëdhënëseve dhe punëmarrësve jep rezultate

Prishtinë, 1 qershor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerësoi se fushata e vetëdijesimit të punëdhënësve dhe punëmarrëseve mbi të drejtat dhe obligimet në bazë të legjislacionit në fuqi e organizuar nga Oda ka dhënë rezultate të rëndësishme.

Gërxhaliu ka theksuar se komuniteti i biznesit ne përgjithësi ka tregua një gatishmëri qe te komunikoje lidhur me këto probleme, te jep rekomandimet e veta  dhe kuptohet si sugjerim esencial ka qene qe vërtet është koha kur Kosova ka nevoje për fuqizimin e ligjit mbi punën.

“Punëdhënësit janë ne gjendje te investojnë ne ngritjen e kapaciteteve profesionale, arsimore dhe edukative te punëtorëve mirëpo ne tjetrën ane është një  doze e skepticizmit se me çfarë ju garantohet qe punëtoret do tu mbesin besnik ne kontratat e parapara dhe kuptohet qe kjo është një problem qe e prolongon ngritjen e kapaciteteve te punëtorëve ne Kosovë”.

Sipas kryetarit të OEK-ut  ligji mbi punën duhet ta ketë fuqinë e vet pwr tw sigurua investimet e punëdhënësve ne edukim dhe ne ngritje te kapaciteteve.

“ Pra te gjithë se bashku duhet të angazhohemi qe te forcohet legjislacioni ne Kosove, te gjithë jemi tw bindur se qe normat pozitive dhe përmbajtjet substanciale te legjislacionit evropian te jene ne legjislacionin në Kosove, mirëpo ne parametra dhe ne agregat ekzistues te cilët e arsyetojnë realitetin kosovar, pasi që nuk mundet i njëjti ligj i cili është miratua ne perëndim te jete vetëm i kopjuar dhe ai te realizohet ne Kosovë, pasi që kushtet janë të ndryshme”.

Gerxhaliu vlerësoi si të rëndësishëm faktin se Sindikata, OEK dhe  Komuniteti i Biznesit ka fillua një frymën e re e të dialogut, sepse pa dialog nuk ka identifikim te problemeve dhe përderisa nuk behet identifikimi i problemeve do te bredhim vetëm ne rruge te pafund.

Qemail Smaili nga Ministria e punës dhe Mirëqenies Sociale vlerësoi lartë angazhimin e OEK-ut dhe subjekteve tjera dhe në fushatën e vetëdijesimit.

Xhafer Xhaferi, nënkryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës vlerësoi se analizat e bëra në BSPK tregojnë flasin ne favor te rendësis se veçante, shumë te ndjeshme te kësaj teme qe është shtruar sot.

“Është e ditur se sot ne Kosove është mjaft e paqarte dhe jo sa duhet e definuar cili është ai ligj i aplikueshëm qe rregullon relacionet punëmarrës punëdhënës, pasi që kemi përzierje te shumta të kompetencave, pasi që  institucionet e ndryshme te Kosovës zbatojnë ligje te ndryshme”, tha Xhaferi.

Ai shprehu brengosjen pasi që, sipas tij legjislacion qe kemi nuk ofron mbrojtje te nevojshme për aktivistet sindikal te cilët merren me mbrojtjen e te drejtave te punëdhënësve dhe punëmarrësve ne mënyrë te organizuar, Kjo ndikon qe te mos kemi edhe organizim te mirëfilltë sindikal ne te gjitha sektorët e punësimit e veçmas  për  sektorin publik dhe privat, ku dominon një informalitet i madh dhe thjeshte punëtorët janë te pambrojtur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)