13 Korrik 2020

Vesel Krasniqi merr detyrën e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi mori sot detyrën e re në krye të këtij dikasteri.

Ministri Krasniqi u prit nga Ushtruesi i Detyrës së sekretarit të MTI-së, Irfan Lipovica dhe stafi i ministrisë.

Ministri Krasniqi theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e ministrisë për t’i vazhduar projektet që ndihmojnë ekonominë e vendit.

Ai tha se Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë e presin shumë sfida në rimëkëmbjen e ekonomisë nga pandemia e Covid-19, që sipas tij, me bashkëpunim dhe punë do të arrihen.

Ministri Krasniqi tha se do të fokusohet shumë në ndihmën ndaj prodhuesve vendor, duke punuar në fuqizimin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)