28 Mars 2024

Vazhdojnë të rriten humbjet në tregjet ruse, rubla zhvlersohet kundrejt dollarit

Moskë, 17 mars - Për shkak të vazhdimit të përhapjes së epidemisë së koronavirusit dhe rritjes së humbjeve në çmimin e naftës, rubla ruse u zhvlerësua me 2,84 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe 1 dollar sot është këmbyer në Rusi me 74,6 rubla, kurse përballë euros zhvlerësimi ka qenë 3,1 për qind [1 euro = 83 rubla].

Indeksi i Bursës së Moskës (MICEX) ra me 3,15 për qind në mëngjes në 2.243 pikë, ndërsa indeksi RTS ra me 1,83 për qind në 973 pikë.

Sipas analistëve ‘oreksi’ i riskut në mesin e investitorëve është pakësuar për shkak të shqetësimeve në rritje për epideminë e koronavirusit. ‘Rënia e lirë’ në çmimet e naftës pritet që të vazhdojë, parashikojnë ekspertët.

Në Rusi, ku nafta është zëri kryesor i eksportit, çmimi për fuçi i naftës së tipit “Brent” ka rënë me 6,2 për qind në 31.76 dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)