26 Prill 2024

UNDP lanson Sistemin Informativ të Tregut të Punës

Prishtinë, 29 nëntor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i përkrahur nga Projekti për Punësimin e të Rinjve (EYE) - projekt ky i SDC-së, do të lansojë  "Sistemin Informativ të Tregut të Punës”.

Sistemi Informativ i Tregut të Punës ka për qëllim të sigurojë informacione lidhur me punësimin dhe karrierën për studentët, të papunët, punëkërkuesit, prindërit, si dhe këshilltarët për karrierë.

Sistemi po ashtu mbledh një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës rreth regjistrimit të popullsisë, nga MASHT statistikat e arsimit, MPMS të papunësuarit e regjistruar, përfituesit e asistencës sociale, vendet e lira të punës etj, nga Administrata Tatimore shifrat zyrtare të punësimit, MTI regjistri i bizneseve në një platformë të përbashkët që do të ofrojë informacione të përditësuara mbi  trendin dhe tendencat në tregun e punës në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)