28 Mars 2024

Ulet deficiti tregtar në Kroaci

Zagreb, 3 korrik - Deficiti në shkëmbimin tregtar të Kroacisë me vendet e huaja në pesë muajt e parë të këtij viti arrinte 2.36 miliardë euro dhe është më i vogël për 25.7 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmetojnë mediumet kroate.

Eksporti kroat në pesë muajt e parë të këtij viti është rritur për 8.6 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë, ndërsa njëkohësisht importi, ka qenë për 8.5 për qind më i vogël.

Në rritjen e eksportit më së shumti ka ndikuar industria përpunuese e cila shënoi eksport më të madh për 12.8 për qind në vlerë prej 3.2 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)