28 Mars 2024

Turqia regjistron shifrën më të lartë të eksportit në të gjitha kohërat

Ankara, 2 prill - Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, bëri me dije të enjten se eksportet e Turqisë regjistruan shifrën më të lartë të të gjitha kohërave në mars 2021 me 18,98 miliardë dollarë.

“Eksportet e vendit në mars të këtij viti u rritën me 42,2% në krahasim me të njëjtin muaj të 2020-s duke regjistruar shifrën më të lartë të të gjitha kohërave me 18,98 miliardë dollarë”, deklaroi Ruhsar Pekcan nga kryeqyteti Ankara i vendit duke bërë publike të dhënat paraprake të Ministrisë së Tregtisë.

Sa i përket importeve në mars 2021 – vijoi ministrja e Tregtisë – ato u rritën me 25,8% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arritën në 23,679 miliardë dollarë.

“Kështu, deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë u tkurr me 14,2% në bazë vjetore duke zbritur nga 5,5 miliardë dollarë, në 4,7 miliardë dollarë në mars”, tha ajo gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë (TIM), Ismail Gulle.

“Raporti i mbulimit të importit me eksport është 80,2% këtë mars”, shtoi Pekcan.

Ministrja e Tregtisë gjithashtu tha se eksportet turke u rritën me 17,3% në çerekun e parë të vitit 2021 duke arritur shifrën më të lartë tremujore historike prej 50 miliardë dollarësh.

“Si vend, ne do të vazhdojmë progresin tonë të pandërprerë në përputhje me objektivat e rritjes së lartë ekonomike dhe eksportit me vlerë të shtuar pavarësisht vështirësive dhe sfidave globale siç është pandemia e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19)”, u shpreh Pekcan mes të tjerash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)