23 Prill 2024

Turqia eksporton 12 miliardë e 457 milionë dollarë vetëm gjatë janarit

Ankara, 1 mars - Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministria e Doganave dhe Tregtisë kanë publikuar statistikat paraprake të tregtisë së jashtme për muajin janar.

Sipas shifrave në fjalë, në muajin janar eksportet janë realizuar me 12 miliardë e 457 milionë dollarë duke u rritur me 10,7% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm.

Eksportet drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE) për janarin janë llogaritur në 6 miliardë e 514 milionë dollarë duke regjistruar një rritje me 23,1% në krahasim me janarin e 2017-ës.

Pjesa që zë BE-ja në eksportet totale të Turqisë në janar të 2018-ës është rritur në 52,3%, nga 47% që ka qenë në janar të 2017-ës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)