26 Prill 2024

Tregtia me pakicë shënon rritje

Prishtinë, 21 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për periudhën tremujore (TM4) 2017.

Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasauar me tremujorin paraprak (TM3 2017) ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (8.9%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.7%).

Po ashtu edhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (7.4%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (5.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (4.0%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (3.5%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (0.8%); si dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, nuk ka ndonjë ndryshim.

Në tremujorin e katërt të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2016, kanë pasur rritje: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (23.0%); Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (22.5%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (8.8%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (6.8%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (6.0%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (4.2%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)