28 Janar 2021

Tregtia me pakicë në Eurozonë shënoi rritje me 1.5 për qind

Bruksel, 3 dhjetor - Vëllimi i tregtisë me pakicë të Eurozonë shënoi rritje me 1.5 për qind në tetor mbi bazë mujore, bëri të ditur sot autoriteti statistikor i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 1.7 për qind në BE në tetor krahasuar me shtatorin, vuri në dukje Eurostat.

Në shtator, vëllimi u ul me 1.7 për qind në Eurozonë dhe 1.3 për qind në BE.

Zona euro ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro ndërsa BE27 përfshin të gjitha vendet anëtare të bllokut.

Në zonën e euros, vëllimi i tregtisë me pakicë u rrit me 2 për qind si tek produktet jo-ushqimore ashtu edhe te ushqimet, pijet, duhani ndërsa u ul me 3.7 për qind për karburantet e automjeteve.

Në BE, vëllimi i tregtisë me pakicë u zgjerua me 2 për qind për produktet jo-ushqimore, 1.9 për qind për ushqime, pije, duhan dhe shënoi rënie me 3.4 për qind për karburantet e automjeteve.

Tregtia me pakicë përmes porosisë postare dhe internetit shënoi rritje me 6.1 për qind në Eurozonë dhe 5.6 për qind në BE në tetor krahasuar me shtatorin.

Kërkesa për platformat e blerjeve në internet u rrit ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë, kur njerëzit zgjodhën ose u detyruan të qëndronin në shtëpi.

"Midis shteteve anëtare për të cilat ka të dhëna të disponueshme, rritjet më të larta në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë me pakicë u regjistruan në Danimarkë (8.3 për qind), Kroaci (6.5 për qind) dhe Francë (2.8 për qind)", tha Eurostat.

Uljet u regjistruan në Slloveni (1.4 për qind), Sllovaki (1.2 për qind), Holandë (0.7 për qind) dhe Luksemburg (0.3 për qind).

"Në tetor 2020 krahasuar me tetorin 2019, indeksi i shitjeve me pakicë të rregulluar në kalendar u rrit me 4.3 për qind në zonën e euros dhe me 4.2 për qind në BE", tha Eurostat.

Në bazë vjetore, vëllimi i tregtisë me pakicë u rrit me 5.4 për qind për produktet jo-ushqimore, 5.1 për qind për ushqime, pije, duhan dhe ra me 9.6 për qind për karburantet në zonën e euros ndërsa u rrit me 5.7 për qind për produktet jo-ushqimore, 4.6 për qind për ushqim, pije, duhan dhe ra 9.5 për qind për lëndët djegëse në BE.

Irlanda (13.8 për qind), Danimarka (12.5 për qind), Lituania (8.5 për qind) shënuan ngritjet më të mëdha vjetore ndërsa Sllovenia, Malta dhe Bullgaria panë rëniet më të këqija, minus 11.1 për qind, minus 7.2 për qind dhe minus 5.3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton stadiumin e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në Gjakovë. (Stadiumi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, ora 15:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)