19 Prill 2024

Tregtia me pakicë e karburantit për automjete rritet për 15.4 për qind

Prishtinë, 18 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Tregtisë me Pakicë për TM2 2019.

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e dytë të vitit (TM2) 2019, krahasuar me TM1 2019, rritje kanë: Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (15.4%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (11.0%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (3.3%) dhe Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (0.3%).

Derisa gjatë këtij tremujori, rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-19.1%); Tregtia me pakicë e prodhimeve shqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-10.6%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-6.5%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-6.2 %).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)