19 Prill 2024

Tregtia globale do të rritet më ngadalë në vitin 2019

Gjenevë, 3 prill - Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka ulur parashikimet për rritjen e tregtisë globale këtë vit në 2.6 për qind nga 3.7 për qind.

Drejtori i Përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo tha se pasiguria është faktori kryesor për rënien masive.

Sipas analizave të OBT-së, ky parashikim pasqyron uljen e parashikimeve të PBB-ve në Amerikën e Veriut, Europë dhe Azi.

Në njoftimin e uljes së parashikimit, OBT-ja tha gjithashtu se tregtia globale e vitit të kaluar u rrit vetëm 3%. Kjo shifër është ulur ndjeshëm nga vlerësimi prej 3.7% në shtator. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)