20 Prill 2024

Tregtarët e Luleve me 6 shtëpiza të projektuara për shitjen e luleve

Prishtinë, 12 mars - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ka prioritet përkrahjen e vazhdueshme dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve..

Tregu i Luleve është njeri ndër aktivitetet e ideuara dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës që ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve.

Këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në 6 shtëpiza të projektuara për shitjen e luleve.

Kësaj radhe, ky treg është bartur në sheshin “Edit Durham”, ku pritet të ketë frekuentim shumë më të madh të qytetarëve sesa në lokacionin paraprak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)