18 Prill 2024

Tregjet në SHBA, Evropë dhe në Azi shënuan rënie të madhe

Londër, 6 shkurt - Tregjet në Evropë dhe në Azi shënuan rënie të madhe të martën, pas rënies rekorde të tregjeve në Shtetet e Bashkuara.

Aksionet në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë deri në 3 përqind, ndërsa Indeksi i Japonisë Nikkei 225 ra për mbi 7 përqind.

Indeksi i Japonisë Nikkei 225 ra për mbi 7 përqind, që është rënia më e madhe në pikë qysh në vitin 1990.

Kjo pason rënien e Indeksit Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, për 4 përqind – që është rënia më e madhe në më shumë se gjashtë vjet.

Rezervat e SHBA-së kanë arritur nivele rekord qëkur presidenti Donald Trump ka marrë detyrën një vit më parë. Kjo, për shkak të shkurtimit të taksave dhe të ardhurave të mira të korporatave.

Por, rënia ka nisur javën e kaluar, kur një raport për vendet e punës në SHBA ka rritur pritjet se Rezervat Federale do t’i rrisin normat e interesit më shpejt sesa pritej.

Pas rënies së aksioneve të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se bazat e ekonomisë amerikane "mbeten jashtëzakonisht të forta".

Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë 2.6 përqind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa shkalla e papunësisë është 4.1 përqind – më e ulëta në 17 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)